Rafael Leao fton te Milani kapitenin e Hungarisë

Dominik Szoboszlai është një objektiv i Milanit. Mesfushori ofensiv ishte pranë kuqezinjve në verën e vitit 2020, por 22-vjeçari u transferua te Leipzig një vit më vonë.

5 gola dhe 13 asiste numëron gjatë këtij sezoni me skuadrën gjermane. Me Leipzig ka kontratë deri në vitin 2026.

Paolo Maldini e pëlqen prej kohësh kur luante te Salzburg, ndërkohë që Rafale Leao e ka ftuar t’i bashkohet kampionëve të Italisë në verë.

“Hajde te Milani”, shkruan ylli portugez në Instagramin e Szoboszlai, postim ku shfaqet me fanellën e kombëtares hungareze, aty ku mban shiritin e kapitenit.