Luajti me Gjermaninë në Botëror, klubi italian interesohet për Niclas Fullkrug

Torino po kërkon të përforcojë repartin e avancuar. Klubi granata dëshiron një sulmues cilësor dhe emri që po qarkullon më shumë është ai i Niclas Fullkrug.

Gjermani luan prej 4 sezonesh me ekipin e Werder Bremenit dhe ka një kontratë deri në vitin 2025.

Aktualisht klubi nga Bundesliga e vlerëson 20 milionë euro kartonin e futbollistit.

Fullkrug bëri debutimin e tij me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit dhe që atëherë, shumë skuadra janë në vënë në lëvizje për 30-vjeçarin.

Sulmuesi me ekipin e Werder Bremenit ka shënuar 44 gola në 84 ndeshje.