Barcelona njofton Federatën Spanjolle, 'Camp Nou' nuk do të jetë shtëpia e tyre për sezonin e ardhshëm

“Camp Nou” nuk do të jetë shtëpia e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave vendase, Barcelona ka njoftuar Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) se ndeshjet në shtëpi për sezonin e ardhshëm do të luhen në “Estadio Olímpico Lluís Companys de Montjuïc” dhe jo në Camp Nou.

Arsyeja lidhet me punimet e rinovimit që do të duhet të kryhen në stadiumin “Camp Nou”. Klubi katalanas po punon për të siguruar buxhetin e nevojshëm (rreth 1.5 miliardë euro) nga fonde të ndryshme investimi për të kryer punimet e parashikuara.

Kështu Barcelona pritet që të rikonstruktojë “Camp Noun”, si dhe të rizhvillojë zonën përreth stadiumit legjendar në mënyrë që ta ketë të gatshëm për sezonet e ardhshme. Një investim që ishte parashikuar prej kohësh nga klubi katalanas, por që mund të startojë sezonin e ardhshëm.

Në rast se gjithçka shkon sipas planit atëherë punimet për “Camp Noun” e ri përfundojnë në nëntor të vitit 2024