Rama ‘blen’ vota me buxhet, Mustafaj: Gjatë fushatës pritet të ketë hile të tjera nga qeveria

Drejtuesi i departamentit ‘Brain Gain’ dhe Ekselencës në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj duke i cilësuar si ‘surpriza fatkeqe’ deklarata e Ramës për ndihma 5 mijë lekëshe përpara zgjedhjeve, është shprehur në Edicionin e ‘Orës 19’ në SYRI TV se qytetarët duhet të qëndrojnë koshientë për këto hile që po u bëhen atyre në këto kohë fushate.

Duke folur në Edicionin e Mbrëmjes me Armela Ferkon në SYRI TV, Mustafaj ka sqaruar skemën e kryeministrit duke u shprehur se, merr para borxh për të mbushur xhepin e qytetarëve, e pasi të blihet vota prej tyre, janë po qytetarët që shlyejnë borxhin duke u taksuar.

‘Ne nuk kemi filluar të zbulojmë sesa larg shkon imagjinata e Edi Ramës për të mashtruar, për të gënjyer e për të blerë. Ne jemi në fillimin e fushatës dhe kjo tregon se kjo është një blerje të tërthortë e votave.

Ne duhet të jemi gati për çdo gjë, duhet të kemi kujdes nga çdo gjë dhe e kam thënë shpesh se nëse na kërkohet të jemi dy herë më të mirë se normalja, ne sot duhet të jemi dhjetë herë më të mirë se normalja, sepse çdo ditë që do të vazhdojë fushata ne do të kemi surpriza të tilla fatkeqe. Këto janë të paligjshme përtej faktit që janë hile dhe janë të pamoralshme dhe janë një mënyrë e tërthortë për të blerë elektoratin shqiptar.

Ne bëjmë lidhje dhe jemi të parët të cilët nuk arrijmë ti zbatojmë. Jemi vendi i kontradiktave të plota. Në vende ti tonat, më pak të zhvilluara sesa vendet perëndimore është praktikë që përpara zgjedhje të hapet ‘thesi’ dhe të financojnë nëpërmjet borxhit me ndihmesa të drejtpërdrejta në xhepin e qytetarëve që në subkoshiencën dhe në inkoshiencën e tyre ata të ndihen si të vlerësuar dhe të ndihmuar nga qeveria dhe më pas kjo të përkthehet në votë. Prandaj ligji e ndalon një gjë të tillë.’, tha Andi Mustafaj në SYRI TV.