Bie vlera e yjeve të Serisë A, shifrat e publikuara nga ‘Transfermarkt’

Portali i specializuar për merkaton e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar të dhënat e tij mbi vlerën e merkatos së Serisë A dhe shumë emra të njohur të këtij kampionati rezulton se kanë pësuar rënie.

Disa nga yjet e klubeve kryesore kanë humbur vlerën e kartonit të tyre, për shkak të formës që kalojnë apo dëmtimeve.

Ndaj dy lojtarët që janë humbur më shumë janë pikërisht të munguarit e mëdhenj tek Interi dhe Juventusi, Romelu Lukaku dhe Pol Pogba.

Fakti se francezi nuk ia ka dalë ende të thotë fjalën e tij në këtë sezon, e ka kthyer atë në një lojtar me një vlerësim mesatar sipas “Transfermarkt”.

Në vijim është lista e lojtarëve që kanë humbur më shumë në vlerën e kartonit të tyre sipas portalit të njohur:

10) Dushan Vlahoviç (Juventus). -5 mln euro. Vlera aktuale: 75 mln euro

9) Rafael Leao (Milan). -5 mln euro. Vlera aktuale: 80 mln euro

8) Andrea Beloti (Roma). -6 mln euro. Vlera aktuale: 9 mln euro

7) Hoakin Korrea (Inter). -6 mln euro. Vlera aktuale: 14 mln euro

6) Marcelo Brozoviç (Inter). -7 mln euro. Vlera aktuale: 28 mln euro

5) Duvan Zapata (Atalanta). -8 mln euro. Vlera aktuale: 10 mln euro

4) Lorenco Pelegrini (Roma). -10 mln euro. Vlera aktuale: 35 mln euro

3) Federiko Kieza (Juventus). -10 mln euro. Vlera aktuale: 50 mln euro

2) Pol Pogba (Juventus). -15 mln euro. Vlera aktuale: 20 mln euro

1) Romelu Lukaku (Inter). -15 mln euro. Vlera aktuale: 40 mln euro