Lidhje ruse, Kryemadhi: Me këto TV që financohen nga inceneratorët shihemi në gjykatë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar për lajmet që janë publikuar nga disa media të Tiranës, që njihen si të kapura nga Edi Rama, që shkruajnë për financime ruse.
Bëhet fjalë për disa materiale që një media me seli në Bruksel bëri një shkrim të cilin më pas e hoqi, për shkak se dokumentet nuk ishin të vërteta.
E sërish këto dokumentet janë shpërndarë ‘çuditërisht’ në emailet zyrtare të një mediaje në Tiranë, e cila thonë se ka bërë verifikimet e saj dhe rezultojnë autentike.
Në lidhje me shkrimet e sotme, ka reaguar edhe deputetja Kryemadhi, e cila shkruan se, e vetmja rrugë është ajo e gjykatës.
‘Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore.
Shihemi në gjykatë’, shkruan Monika Kryemadhi në reagimin e saj.