Rrëfehet sulmuesi/ Nga punëtor në KFC, tek ëndrra për të luajtur me Ronaldon

Sulmuesi i Udineses, Beto, tregon për sakrificat që ka kaluar për t’u bërë një futbollist.

Portugezi zbulon se ka punuar edhe në KFC, kur ishte në moshën 18-vjeçare.

“Më duhej të punoja në KFC dhe njëkohësisht të luaja për Unaio Tiros në kategorinë e pestë të futbollit portugez. Kam patur gjithnjë besim se një ditë do të bëhesha futbollist profesionist. Mendoj se jam i duhur për këtë sport, jam i gjatë, i fortë dhe shumë i shpejtë”, tha Beto.

Sulmuesi portugez ka treguar se kush është idhulli i tij.

“Pjesëtarët e familjes time e ndjekin shumë futbollin dhe ndonjëherë më krahasonin me sulmuesin e Barçës dhe Interit, Samuel Eto’o. Fillimisht nuk e njihja shumë atë, por kur pashë disa video të tij, ai pa dyshim u bë idhulli im. Madje u kam thënë shokëve të më thërrasin Beto’o , si ai”, shtoi portugezi.

Ndonëse po luan shumë mirë me Udinesen, Beto nuk e ka marrë akoma një ftesë nga kombëtarja dhe si një i ri, ai shpreh dëshirën për të luajtur me Cristiano Ronaldo.

“Kombëtarja, e kush nuk është ai djalë që një ditë dëshiron të përfaqësojë kombin e tij. E ndjej që jam pranë përfaqësues, por nuk është momenti i duhur të flas për të. Duhet të bëjë mirë me Udinesen që të bind trajnerin Martinez. Do të ishte e paimagjinueshme nëse një ditë një djalë nga KFC do të bashkëpunojë me Ronaldon”, tha Beto.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë një asist në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon me Udinesen.