Tërhiqet nga gara kandidati i Alibeajt për këshill bashkiak në Durrës, i bashkohet Igli Carës

Skënder Kapiti në listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Durrës të propozuar nga Enkelejd Alibeaj është larguar nga gara.

Sipas News 24, Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Durrësit, për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.