Rikthehet Armando Broja, nis stërvitjet në palestër
Armando Broja ka filluar të stërvitet me Chelsean, pas lëndimit të pësuar pak muaj më parë.
Futbollisti shqiptar u lëndua në gju gjatë miqësores së dhjetorit të kaluar ku Chelseat humbi 1:0 ndaj Aston Villas, e më pas iu nënshtrua operacionit.
Broja po stërvitet në palestër, aty ku po forcon këmbët e tij dhe po mundohet ta mbajë në formë fizike trupin.
Working diligently towards a more robust return . #ArmandoBroja pic.twitter.com/ajWK0Ns4in
Në fillim u tha se ai e ka humbur sezonin e mbetur me Chelsean, por rikthimi i tij mund të ndodh më shpejt sesa që është menduar.
Por, nëse vazhdon në këtë formë sulmuesin ‘kuqezi’ mund ta shohim duke u rikthyer në fushë në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në rrugë për Euro 2024.
Sylvinho dhe Shqipëria luajnë dy ndeshje gjatë muajit qershor. Në shtëpi presin Moldavinë më 17 qershor, kurse më 20 qershor udhëtojnë në Ishujt Faroe.