Erl Murati: Alibeaj nuk ka pasur për qëllim fitoren me 14 maj, por mbajtjen e vulës

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, gazetari dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, u shpreh se Alibeaj nuk ka pasur për qëllim asnjëherë fitoren e zgjedhjeve kombëtare por vetëm zgjedhjet partiake dhe mbajtjen e vulës së partisë.

Nuk parashikoj dot nëse do ketë ndonjë dorëheqje të kandidatëve të tjerë dhe  ta analizoj pse është bërë kjo tërheqje tani.

Por nëse shohim sjelljen politike të Alibeaj ose grupit që përfaqëson është e kuptueshme që egzistenca e tij të paktën gjatë vitit të fundit në politikë nuk ka qenë arsyeja për të rrëzuar Ramën, por për të marrë vulën e drejtimit të Partisë Demokratike, opozitës. Qëllimi i një partie politike nuk është egzistencë në vetevete është pushteti , ka vetëm një qëllim nga ‘a te zh’ dhe është marrja e pushtetit për të zbatuar pastaj programin politik dhe për ta kthyer në program qeverisës. Sjellja politike e Alibeaj dhe grupit të tij duke mos hapur garën (e harrojmë një moment Berishën) ikën kryetari në mars 2022, ai, pasardhësi ose kryesia, hap garën pas disa muajsh. Fakti që ata bënë një deklaratë të cilës i qëndruan, që 'ne do lëmë të kalojnë këto zgjedhje vendore dhe pastaj do hapim garën për kryetar partie', tregon se qëllimi nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve kombëtare, pra më të rëndësishme se zgjedhjet kombëtare kanë pasur zgjedhjet partiake. Dhe sigurisht mbajtjen e vulës së partisë. Sepse nëse do të kishim vërtet fitore në zgjedhjet e 14 majit do zgjidhnin një pasardhës të Lulzim Bashës dhe do përpiqeshin të krijonin një parti të fortë për të fituar në zgjedhje. Fakti që këta e futën partinë në ‘ngrirje’ dhe presin akoma të kalojnë zgjedhjet vendore, tregon për sjelljen dhe synimin e këtij grupimi që nuk është fitorja e zgjedhjeve të 14 majit, dhe kështu duhet parë dhe dalja dhe mosdalja e kandidatëve.