Plagosja e gruas në Lushnje, nuk ndalen plumbat mes kushërinjve për 2 ha tokë, masakra e dy viteve më parë
Një grua 60-vjeçare mbeti e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Lushnje pasditen e kësaj të enjte.
Bajame Seneja u qëllua me një plumbg në këmbë në fshatin Ballagat, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo u plagos nga Armand Hasalla i cili është shpallur në kërkim.
Por cila është dinamika e kësaj ngjarje?
Gjithçka daton dy vite më parë, nga një konflikt pronësie mes kushërinjve Hasalla.
Në 2021 humbi jetën 30-vjeçari Romeo Hasalla i cili u qëllua nga vetë kushërinjtë e tij.
Ndërsa kësaj here plumbat u drejtuan ndaj 60-vjeçares Bajame Seneja, motrës së Kastriot Hasallës i cili bashkë me të vëllain në 2021 qëlloi me armë zjarri ndaj Shaip Hasallës dhe tre djemve të tij.
Si pasojë njëri nga djemtë, Romeo, humbi jetën ndërsa Shaipi me dy djemtë e tjerë u plagosën rëndë.
Vëllai Bajame Senejës, Afrim Hasalla, tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishti nga kushëriri i tij.
Ai rrëfen se sot kishin gjyqin për tokën dhe teksa po ktheheshin në shtëpi janë qëlluar me armë zjarri.
"Policia nuk ka marrë asnjë masë. Këtu është Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetësh na kanë qëlluar me armë, sot na qëlluan motrën. Shteti nuk ka marrë masa. Ishim në gjyq për tokën. Mbaruam gjyqin, u nisëm për shtëpi dhe na bënë pritë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Gjyqi ishte për çështjen përpara. Unë isha me avokatin në makinë para, motra me nipin pas. Qëlluan makiinën e nipit. Sherri është për tokën, 2 hektarë tokë. Kam bërë një stallë atje dhe zotëria do ta marrë me forcë. Kastrioti është dënuar por Kastrioti s'e vrau, por e vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllain dhe fëmijën e tij. Shikoni personin që na ka pritur me armë", thotë ai.