VIDEO-SYRI TV/ Njihuni me dy pensionistët nga Fieri që nuk shijojnë pleqërinë por ruajnë kope me dele

Do të duhet të shijonin pensionin, por çifti Mevlat dhe Nazire Buzi në Fier punojnë si çoban duke ruajtur bagëtitë. 

Dy të moshuarit tregojnë se pensioni është i pamjaftueshëm për të përballuar shpenzimet e jetës, ndërsa irritohen me premtimin elektoral të Edi Ramës për shpërblimin prej 50 mijë lekësh.

Çifti Buzi thotë se qeveria i diskriminon, pasi nuk përfitojnë as nga skemat e subvencioneve në bujqësi.

Syri Tv 

Mevlat dhe Nazire Buzi janë një çift pensionistësh nga fshati Kallm i Madh në Fier. 

Të dy, ndonëse do të duhet të shijonin pensionin, kanë zgjedhur të punojnë duke ruajtur një kope me dele.

Mevlati dhe Nazireja tregojnë se secili merr nga 7 mijë lekë pension, i pamjaftueshëm për t`u siguruar jetesën, ndaj detyrohen të punojnë.

Të dy, janë të irrituar me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, sidomos pas premtimit elektoral, se do t`u japë shpërblim nga 50 mijë lekë.

Por, sikur të mos mjaftojë kjo, pensionistët blegtorë, tregojnë se ata nuk kanë as mbështetje nga ministria e bujqësisë për subvencione, pasi, kriteri për numrine  bagëtive, i përjashton nga skema e përfitimit.

Dy të moshuarit tregojnë se fëmijët i kanë të gjithë në emigracion, ndërsa ata punojnë vetë, për të përballuar jetesën.