Të paktën 13 persona vdiqën pasi ranë në një pus në Indi
Të paktën 13 besimtarë u vranë dhe shumë të tjerë u shpëtuan pasi ranë në një pus në një tempull hindu në Indi.
Më shumë se 25 besimtarë u fundosen në “pusin e shkallëve” një burim uji që kishte edhe shkallë pasi u shemb dyshemeja që mbulonte atë, raporton theguardian.
“Policia nxori 11 trupa nga pusi dhe dy persona u dërguan për trajtime në spital”, tha Narottam Mishra, ministri i Brendshëm i Madhya Pradesh.
Mishra tha se një hetim ka nisur për tragjedinë ndërsa familjet e të vdekurve do të kompenson.
Pamjet televizive treguan punonjësit e urgjencës duke përdorur litarë dhe shkallë për të arritur tek ata të bllokuar në pusin e shtetit Madhya Pradesh.
Tempujt në të gjithë Indinë ishin mbushur plot me besimtarë me rastin e Ram Navami, ditëlindjen e hyjnisë hindu, Lord Ram.