", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/30/auto_iuoh9881680187909.jpg", "width": 900, "height": 659 } }

Keisi zbulon sekretin e saj dhe lidhet me 'dashurinë' për Lorencin

Banorëve të shtëpisë së Big Brother, u është dashur të shkruajnë nga një sekret dhe qëllimi ishte që pas leximit të tyre, ata duhet të zbulonin se kujt i përkiste secili sekret.

"Kam qenë e dashuruar me një nga banorët e BBVA", ishte një prej tyre. Mendja banorëve u shkoi tek Nita, por ditën e sotme, Kejsi jo vetëm që pranoi se ky ishte sekreti i saj, por tha gjithashtu se personin që ka dashuruar e ka përballë. Dhe përballë saj qëndronte Lorenci.

Pas disa minutash, ata patën dhe një përqafim.

Kujtojmë se javën e kaluar, Keisi dhe Lorenci ishin në qendër të vëmendjes, pas deklaratës se kanë pasur një marrëdhënie jashtë shtëpisë e cila është e mbyllur dhe mes "tyre tani s'ka më asgjë".

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)