", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/30/auto_-800-0-63e94af95f5ad1680186227.png", "width": 900, "height": 492 } }

Bledi Mane: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me dëshirën të jetë si Bora Zemani

Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët, Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty

Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

 "Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…"

Blendi Salaj: Kjo është bindja që t’i ke krijuar vetvetiu?

Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

View this post on Instagram

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)