", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/30/auto_Screenshot_51680180792.jpg", "width": 900, "height": 498 } }

VIDEO/ Mbretit Charles i ndodh incidenti i papritur me një fans në Gjermani

Mbreti Charles ndodhet n9 Gjermani në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore që kur u bë mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla përshëndetën turmën e mbledhur, ku Charles e priste një surprizë.

Në një video të postuar në Twitter nga Rebecca English e Daily Mail, shohim Charles duke përshëndetur turmën e njerëzve duke shtrënguar duart kur një i ri donte t’i jepte kurorën e tij prej letre nga Burger King.

“Kjo është për ty nëse e dëshiron”, tha i riu duke buzëqeshur. ” Jo, jam mirë”, Charles e refuzoi me mirësjellje ofertën e tij dhe vazhdoi në linjë me të riun duke qeshur i lumtur. Megjithatë, ky person nuk ishte i vetmi që mbante kurorë nga Burger King, pasi të shumtë ishin ata që e mbanin në pritjen e Charles.