Kërkohet nga skuadrat 'big' në Europë, Bayern hidhet në sulm për shërbimet e talentit danez

Sulmuesi 20-vjeçar danez Ramos Hojlund, që këtë sezon po shkëlqen në Serie A me fanellën e Atalanta dhe me kombëtaren, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave “big” në Europë. Juventus e Napoli në Itali, Newcastle, Arsenal e Manchester United në Angli e së fundi Bayern Mynih në Gjermani, janë në garë për ta marrë.

Lojtari është në sezonin e parë në Itali, por duket se në fund të këtij sezoni do t’i thotë lamtumirë. Në “pole” për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri është skuadra bavareze, që është gati të paguajë 35-40 milionë për talentin e ri danez.

Sipas “Bild”, trajneri i sapoemëruar Thomas Tuchel i ka kërkuar klubit të bëjë një sforco financiare për Hojlund, pasi i duhet një sulmues i fortë fizikisht. Një invenstim që do të ishte i rëndësishëm, pasi bëhe fjalë për një nga talentet më të spikatura këtë sezon.

Gjithsesi, nuk ka për të qenë e lehtë për Bayern Mynih për të marrë danezin, pasi konkurrenca është e madhe. Duket se për Hojlund do të nisë një ankand, ku nuk do të vendosë vetëm oferta më e mirë por edhe dëshira e lojtarit, që ka thënë se është tifoz i “djajve të kuq” në Angli.