EMRAT/ Kishin përshtatur lokalet për baste sportive, arrestohen 2 pronarët në Cërrik

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona në Cërrik të cilët kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e lojërave të fatit.

Sipas burimeve për SYRI-n, u arrestuan në flagrancë shtetasit Leonard Kumrija, 37 vjeç dhe Ervis Kuminja, 25 vjeç, të dy banues në Cërrik.  

Njoftimi i policisë/ Cërrik, Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar "Loja e fundit".

Bllokohen 2 ambiente (lokale) që ishin përshtatur për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.  

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, administratorë të këtyre lokaleve.  

Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, në këto dy lokale.  

Sekuestrohen 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati dhe 250 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Loja e fundit".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të dy banues në Cërrik.  

Këta 2 shtetas kishin përshtatur lokalet që administronin, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.  

Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.   

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P., F. D., R. S., F. S. dhe Sh. S. 

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, duke vënë baste sportive, në lokalet që administroheshin nga shtetasit e arrestuar.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit?��

#nëshërbimtëqytetarëve?️?