Kreu i transportit i BE jep dorëheqjen se pranoi fluturimet falas nga Katari
Shefi i Departamentit të Transportit të Komisionit Evropian ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për shkak të fluturimeve falas nga Katari, tha një zëdhënës.
Henrik Hololei, Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit për Lëvizje dhe Transport, po përballej me një hetim të brendshëm ku u zbulua se ai udhëtoi disa herë falë qeverisë së Katarit ose organizatave afër saj ndërmjet viteve 2015 dhe 2021, pavarësisht se departamenti i tij ishte përfshirë në negocimin e një marrëveshjeje të transportit ajror BE-Katar.
Megjithatë, shefi i transportit do të vazhdojë të punojë në institucionin e BE-së.
"Me kërkesën e tij, Kolegji i Komisionerëve ka vendosur që ta emërojë Henrik Hololei, i cili është drejtor i përgjithshëm për mobilitetin dhe transportin, në pozicionin e këshilltarit në Drejtorinë e Përgjithshme për partneritet ndërkombëtar që nga data 1 prill," tha zëdhënësi kryesor i Komisionit, Eric Mamer, të mërkurën.
Vendimi i Hololeit do të vijë si një lehtësim për Komisionin, i cili fillimisht po e mbronte vendimin e tij për të pranuar udhëtimet falat me avion të Qatar Airëays, pasi të gjitha misionet e tij ishin të autorizuara dhe të kryera në përputhje me rregullat në fuqi.
Megjithatë, vetë Hololei i miratoi fluturimet e tij falas megjithë konfliktin e interesit.
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian Daniel Freund (Të Gjelbrit), tha në një intervistë se përgjigja e Komisionit nuk është e mjaftueshme.
"A është e mjaftueshme një pasojë nëse ai thjesht po kalon nga një punë në tjetrën, në thelb duke mbajtur të njëjtën pagë? Unë nuk mendoj kështu," tha ai për Euronews.
“Me sa kuptoj unë, ka ende një procedurë disiplinore në vazhdim, kështu që tani i takon shërbimeve të Komisionit ta përcaktojë atë.
"Por unë mendoj se kjo tregon qartë se ne nuk mund të kemi drejtorë të përgjithshëm që autorizojnë fluturimet e tyre të veçanta ose dhurata apo çfarëdo tjetër. (Duhet të ketë) mbikëqyrje të pavarur dhe kur shkelen rregullat, duhet të ketë sanksione, jo thjesht një riorganizim ku njerëzit zhvendosen në një punë tjetër me të njëjtën pagë”, shtoi Freund.
Komisioni nuk është i vetmi institucion i BE-së që po përjeton vështirësi në lidhje me Katarin.