VIDEO/ Banorët e Bërxullës paralajmërojnë Bicin e Kadastrës: Na jepni çertifikatat e pronave

Banorët e Bërxullës kanë protestuar edhe sot për pronat e tyre duke bllokuar rrugën e Rinasit për disa minuta. Ata kanë paralajmëruar se nëse drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici nuk u jep çertifikatat e pronësisë së pronave të tyre brenda të mërkurës, do të hyjnë me forcë në hipotekë.