Real Madrid-Atletico, ja kush ka fituar më shumë duele

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Champions Leagues. Real Madridit sërish nuk i ka buzëqeshur fati pasi këtë herë do të luajë kundër Atletico Madridit për të siguruar një biletë për finalen e madhe të Kardifit.

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë zhvilluar shtatë ndeshje në garat evropiane. Bilancin më të mirë e ka “Los Blancos” pasi ka marrë 4 fitore, dy barazime dhe 1 humbje.

Reali ka edhe golaverazhin më të mirë në këto shtatë ndeshje, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar pesë gola.

/ SYRI.net /