Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidati për bashkinë e Cërrikut, Duzha: Do kthej besimin dhe rininë!

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për qytetin e Cërrikut, për zgjedhjet lokale të 14 majit, Servet Duzha i dalë nga Primaret e zhvilluar në Partinë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri.TV, ‘Kafe Shqeto’ për të shpalosur programin e tij elektoral.

Në fillim të intervistët Duzha bëri dhe një rezume të CV të tij, ku tregoi se kishte kontribuar herët për Partinë Demokratike dhe se jeta e tij është e lidhur me qytetin ku ai ka lindur.

''Jam lindur dhe jetoj në qytetin e Cërrikut, kam një jetë të tërë që vazhdoj dhe kontribuoj në këtë qytet. Kam punuar në bashkinë e Cërrikut specialist urban dhe në vitin 2011-2015 kam qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut. Pra në një farë mënyrë jeta ime është e lidhur me këtë qytet. Unë e ndjejë si përgjegjësinë timë të kontribuoj në këtë qytet, kjo ishte dhe një nga aryset që vendosa të merrja pjesë në Primaret që zhvilloi Partia Demokratike. Por dua t'ju bëj me dije se kam vite që kontriboj në Partinë Demokratike, kam qenë në strukturat drejtuese të kësaj partie dhe normalisht ishte një dëshirë jo vetëm e imja por edhe anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike që unë ta marrje përsipër këtë përgjigjësi dhe kjo u vendos dhe në Primaret që u zhvilluan në degën e Partisë Demokratike në bashkinë e Cërrikut.

Moderatori: A ka gjetur Enkelejd Alibeaj një kandidat në Cërrik apo vështirë?

Duzha: Unë jam kandidati i vetëm i opozitës, nuk kam kandidat tjetër dhe do të përfaqësoj gjithë opozitën në bashkinë e Cërrikut. Unë mendoj se qytetarët e Cërrikut janë ndjerë në këtë mandant, më të braktisur se kurrë. Bashkia është kthyer tek një pakice njerëzish që janë rreth kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që banorët dhe qytetarët nuk e gjejnë hapur shërbimin në këtë institucion. Ne mendojnë të fusim një model tjetër. Modeli i jonë është modeli i shërbimit ndaj qytetarit. Çdo insituticion duhet të vihet në dispozicion të halleve të qytetarëve. Qyteti i Cërrikut ashtu si kundër shumë qytete të Shqipërisë është qytet me halle të mëdha. Është qytet ku niveli i jetesës është shumë i ulët dhe ajo që është vërejtur si kudo në Shqipëri në këto 10 vite të qeverisjes Rilindjes, sidomos vitet e fundit, shpopullimi është bërë një nga problemet më të mëdha në bashkinë e Cërrikut. Më vjen keq ta them po është kthyer në një qytet të shkretë ku jeta është bërë shumë e vështirë. Qytetarët mendojnë si të largohen nga ky qytet. Prandaj është detyra e jonë si opozitë që e  kemi marrë përsipër të kthejmë besimin në këtë vend, të kthejmë besimin në këtë qytet se këtu do të vazhdohet të jetohet dhe më e rëndësishmja ajo që është rininë.  Normalisht e them me projekte konkrete për rininë, jo vetëm për ta bërë pjesë kryesore të stafit  tim drejtues në bashkinë e Cërrikut por në programin tim elektoral ne parashikojmë për të rinj që do hapin biznes në qytetin e Cërrikut viti i parë do jetë pa taksat e Bashkisë.