Avokati: Arben Lena: Sistemi gjyqësor në kolpas, nuk ka logjistikë për të shqyrtuar çështjet

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte Drejtuesi i Dhomës së Avokatëve në Korçë, Arben Lena.

Lena është shprehur se avokatët po hasin vështirësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve pasi reforma e re gjyqësore ka sjellë një kolaps të sistemit të drejtësisë në vend.

"Problemet e hartës së re gjyqësore i kemi ngritur vazhdimisht edhe shpesh herë në Tv tuja. Në kategorinë juridike përderisa ne kemi një gjykatë e cila nuk ka kapacitete e duhura për të kryer shërbimet, ambientet logjistike jemi në kushtet e një drejtësisë të vonuar që nënkupton dhe një drejtësi të munguar.

Një pensionist duhet të presim 4 vite që çështja e tij të zgjidhet në Gjykatën e Apelit, pra jemi në kushtet e mohimit të drejtësisë.

Drejtësia është themel kushtetues ku shteti duhet të ja sigurojë qytetarëve. Për sa  i përket pjesës logjistike është e pamundur të zhvillohen gjykimet në kohë sepse mungojnë sallat, kjo është e kombinuar edhe me mungesën e gjyqtarëve. Duke pasur parasysh se do të kemi një dyfishim të gjyqtarëve nuk do t ketë vende ku do të zhvillohen gjyqet.

Mendoj se ka qenë një problematikë për të zgjidhur disa çështje të caktuara dhe jo për të zgjidhur çështjet e qytetarëve shqiptar, kemi një Gjykatë të Apelit Administrativ që gjykon çështjet administrative dhe kjo gjykatë ka dështuar sepse kemi çështje nga 5 vite të pa shqyrtuara."