Revolta e Bërxullës: Rama pa pikë turpi jep 5 mijë lekë për pensionistët, po ne s'na ka dhënë një aspirinë!

Një prej banorëve protestues të Bërxullës, i cili ishte i sëmurë, tha se po zvarriten nga hipoteka prej 7 muajsh në lidhje me certifikimin e banesave, ndërsa citoi: ‘Hipoteka është buka e gojës, të mbyll e të hap kasafortën, në të kundërt ngordh për bukë”.

Ai vërejti se kryeministri Edi Rama po shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë dhe nuk mendon për banorët e Bërxullës, ku theksoi se vetë ai kryen kimioterapi çdo ditë dhe shteti nuk i ka dhënë asnjë aspirinë:

"E kanë bërë rrugën për faqe të zezë atje para aeroportit. Vetëm ajo nuk quhet autostradë. Gjithë bota ka bërë autostradë, këta një rrugë….Se këta paratë e veta nuk i kanë!

Evropa bie pare, merr pare. Këshilli i Evropës të vije e të prononcohet për këta banorë. Sa para ka hedhur?! Sa është dëmshpërblimi?! Sa janë të gjitha kostot?!

Ore, ka nevojë shteti, hajde t’ia falim. T’ia falim, por një gjë: del në televizion dje, Kryeministri, pa pikë turpi “ do t’ia jap nga 50 mijë lekë”, do t’ia jap kësaj shtrese e gjëna. Çfarë është kjo?! Po për mua, pse nuk mendon ky shtet, që i kam dhënë 40 vjet punë?! 40 vjet pune e nuk më ka dhënë një aspirinë!!! Një aspirinë. I operuar jam! I sakatuar, i masakruar jam! Ja tani, sa të mbaroj intervistën, do të shkoj direkt në spital për kimio! A mendon ky se do lekë me shku, me u kuru, do jetojë a s’do jetojë e të vjen e të merr edhe pronën! Me atë pronë po jetojmë!”

Unë e shoh të largët këtë punë, - tha njeri prej tyre me mosbesim për zgjidhjen e problemit të shpronësimit nga qeveria. - Po Drita e Kuranit, fjala hyjnore e Zotit na e ka thënë: qartë: Një ditë do të fitojmë! Në mos fitofsha unë, një prej brezave tanë do të fitojë. Deri në 7 breza nuk harrohet ajo punë. Shtatë breza nuk ka për ta lënë kush këtë. Sado të mundohen ata. E kanë gabimin më të madh, se kush i merr vëllait të vet një pëllëmbë tokë, shtatëqind pashë nën tokë do të futet do të ngarkohet me dhe ku këta kanë fuqi të përballojnë atë që s’përballet.

Ti kthjellojnë mendjet të gjitha aparatet shtetërore, parlamenti i pari, njerëzit që e ndiejnë me shpirt pronën, të protestojnë në parlament, ta ndalojnë kryetaren e Kuvendit, t’i thonë ndrysho ligjin, shkoni jepini paret popullit, mos u tall me popullin!”.