Godet me thikë bashkëshorten më pas dëmton veten 42 vjeçari në Tepelenë
Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 42 vjeçar ka goditur bashkëshorten e tij dhe më pas ka dëmtuar dhe veten.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në banesë dhe të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tepelenë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.