Protestuesi i Bërxullës: Ndaleni Nikollën, thuajini ndrysho ligjin, jepi paret popullit!
Protestuesit e fshatit Bërxullë, në këto ditë të Muajit të Ramazanit, kur janë detyruar të ngrihen në revolt për pronat e tyre, nuk kanë lënë pa ia kujtuar kryeministri Rama dhe qeverisë edhe fjalët e Zotit.
“Unë e shoh të largët këtë punë, - tha njeri prej tyre me mosbesim për zgjidhjen e problemit të shpronësimit nga qeveria. - Po Drita e Kuranit, fjala hyjnore e Zotit na e ka thënë: qartë: Një ditë do të fitojmë! Në mos fitofsha unë, një prej brezave tanë do të fitojë. Deri në 7 breza nuk harrohet ajo punë. Shtatë breza nuk ka për ta lënë kush këtë. Sado të mundohen ata. E kanë gabimin më të madh, se kush i merr vëllait të vet një pëllëmbë tokë, shtatëqind pashë nën tokë do të futet do të ngarkohet me dhe ku këta kanë fuqi të përballojnë atë që s’përballet.
Ti kthjellojnë mendjet të gjitha aparatet shtetërore, parlamenti i pari, njerëzit që e ndiejnë me shpirt pronën, të protestojnë në parlament, ta ndalojnë kryetaren e Kuvendit, t’i thonë ndrysho ligjin, shkoni jepini paret popullit, mos u tall me popullin!”.