Gazetari-Ramës: Meqë se bën për vota, thuaji pensionistëve se do ju mbash nga 50 mijë lekë këtë muaj
Gazetari Basir Çollaku ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili ‘justifikoi’ shkeljen e ligjit dhe Kodit Zgjedhor pas vendimit të tij për ti dhënë pensionistëve 5000 lekë në muajin prill, pasi zgjedhjet lokale janë në 14 maj.
‘Meqë nuk e bën për vota në zgjedhje tu thotë pensionistëve se do ju mbaj nga 50 mijë lekë këtë muaj...’, shkruan Çollaku në Facebook.
Kujtojmë që Kodi Zgjedhor parashikon që 4 muaj para zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose aktet që parashikojnë dhënien e përfitimeve për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetja sociale, uljen e heqjen e taksave etj.