Protesta e Bërxullës: Rama e Balluku, bij hajdutësh! Ky është kryeministri më i poshtër i të gjitha kohërave
Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish sot për të kërkuar të drejtën e tyre për pronat të cilët preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
Ata kanë paralajmëruar vetëgjyqësi nëse deri të martën nuk marrin zgjidhje. Banorët thanë se do bllokojnë hipotekën.
Njëra nga banorët protestuese të fshatit Bërxullë të Tiranës, e cila ka bllokuar rrugën e Rinasit sot bashkë me banorë të tjerë në shenjë protestë për moskompensimin e drejtë të shtëpive dhe pronave që iu shpronësohen nga projekti i rrugës Thumanë – Kashar, e shprehu qartë zemërimin e vet para mediave me fjalë të shkoqura:
“Jam 60 vjeçe. Nuk kam parë pushtet më të poshtër se ky, më skllevër se na ka bërë ky Edi Rama ne, nuk kam parë. Qeveri më të poshtë nuk kam parë. Për këtë duhet një “rahman” i madh të shkruash, për Edi Ramën. Aq i poshtër është, se jo vetëm për ne fshatarët këtu, por gjithë Shqipërinë!!!
Ky duhet të jetë kryeministri më i keq jo i vendit, por i botës me gjithë qeveritarët, më hajdutët. Dhe të mos kujtojë se do ta ketë përherë këtë dhe këta të rinj do ta shkruajnë një “rahman” për këtë Ramën. Ta shkruajnë e ta mbajnë “hajduti mbi hajdutë” me gjithë ministren Balluku.
Edi Rama dhe Balluku janë bij hajdutësh.
Prandaj e ka çuar Dallëndyshen ai atje, se e di vetë ai, i ka thurur planet me atë ai. Për ne e ka çuar, por për Zotin, pasha Zotin, unë e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time derisa të më përshtatet sipas dëshirës sime. Po s’bëri rrugën dytësore, shpërblimin e banesës dhe të tokës! Nuk e lëshoj rrugën time, me vdekje.”