Inceneratori i Elbasanit/ Shtyhet procesi gjyqësor, ja arsyeja
Shtyhet procesi gjyqësor për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Shkak është bërë mungesa e avokatit të Etleva Kondit dhe kompanisë Albtek Energy.
Ndërkohë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm në seancë.
Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri.
Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja. Seanca e radhës u csktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte 09:30