Plani për uljen e taksave/ Këlliçi: Kudo në Tiranë gjen nevojën për ndryshim
Belind Këlliçi, kandidati për kryebashkiak të Tiranës, ka ndeshur kudo nëpër Tiranë dje, nevojën qytetare për ndryshim.
"Qytetarët e Tiranës dhe biznesi i vogël e kanë pritur mirë programin tim për zbutjen e kostos së jetesës, transportin publik falas dhe uljen e taksave e tarifave bashkiake,," shkroi Këlliçi në FB.
"Te Sheshi Willson si kudo tjetër, gjen nevojën për ndryshim," theksoi ai.