SHBA: beteja në Bakhmut një masakër për rusët
Grupi mercenar Wagner "po pëson një sasi të madhe humbjesh në zonën e Bakhmutit, beteja për qytetin është kthyer në një masakër për rusët".
Kështu deklaroi shefi i shtabit të përbashkët amerikan, gjenerali Mark Milley në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, cituar nga CNN.
"Janë ndoshta 6,000 mercenarë aktivë dhe 20 ose 30,000 të tjerë rekrutë, shumë nga burgjet," tha Milley.
“Ukrainasit po bëjnë një mbrojtje shumë efektive, e cila ka rezultuar e kushtueshme për rusët.