SYRI TV/ Sulmi me armë mbi TCH, sigurohen 2 mbetje biologjike

Policia dhe prokuroria gjatë ekspertimit të mjetit të atentatorëve që qëlluan drejt godinës së Top Channel kanë mundur të sigurojnë dy mbetje biologjike për të krijuar dy profile ADN-je. Këto profile janë të vlefshme për grupin hetimor, pasi mund te krahasohen me profile ADN-je të personave me rekorde kriminale të skeduar si të dyshuar për këtë sulm, ku nga të shtënat mbeti i vdekur një punonjës

SYRI TV

Ekspertimi i automjetit tip ‘Range Rover’, i përdorur në sulmin me armë ndaj godinës së Top Chanel ku mbeti i vrarë një punonjës, ka arritur të zbulojë dy mbetje biologjike që mund të ndihmojnë për të krijuar 2 profile ADN-je për pjesëmarrësit në këtë sulm, bën me dije gazetarja Bleona Sari.

Këto profile janë të vlefshme për grupin hetimor, teksa ato do të krahasohen me profilet e personave me rekord kriminale, që dyshohet se mund të kenë qënë pjesë e grupit të zjarrit që finalizoi sulmin ndaj Top Channel.

Teksa hetimet vijojnë, pistat ku po hetohen janë disa, një ndër to është edhe ajo e lajmit të pak ditëve më parë ku përmes një dokumenti vërtetohej se familja Hoxha kishte shitur 100% të aksioneve në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale.

Pista tjetër lidhen me aktivitetin e këtij televizioni, si ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, Policia e Shtetit përmes një komunikate ka bërë me dije se 100 mijë euro janë vendosur në dispozicion të dhënien së informacioneve ndihmuese në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.