Akuza e fortë e Bashës: Kryebashkiaku socialist i Elbasanit Qazim Sejdini, trafikant i madh droge

Mes të tjerave sot kreu i opozitës Lulzim Basha referuar dokumenteve dhe lajmeve të fundit në media për hetimin e kapjes së 8 tonëve drogë shqiptare në Itali, ka bërë edhe një akuzë të fortë ndaj një prej kryebashkiakëve kryesorë të Partisë Socialiste, për drogën në vend.

Basha deklaroi hapur se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Dje u kapën 8 tonë drogë nën ngarkesën e Qazim Sejdinit. Të gjithë e dinë si e mori pushtetin ai me bandat e drogës në Shqipëri e deri në Angli. Ai është i përfshirë në trafik droge dhe ka një agjenci trafiku”, tha Basha.