Milani firmos me sulmuesin veteran, zbulohen detajet e kontratës

Milan dhe Oliver Giroud bashkë deri në 2024-ën. Sulmuesi francez, që iu bashkua kuqezinjve në verën e 2021-shit, po bën mjaft mirë në Milano dhe palët kanë vendosur të rinovojnë kontratën.

Pas një takimi të mbajtur nga drejtuesit e Milanit dhe mnenaxherët e sulmuesit, është vendosur që palët të zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës.

Me kontratën e re, Giroud pritet të përfitojë një pagë prej 3.8 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa firma pritet të hidhet brenda pak ditësh, ndoshta pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions Leagues.