Hidhet Shorti. Përballje gjigantësh në gjysmëfinale të Championsit

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Champions Leagues. Fati i ka buzëqeshur Juventusit e cila peshkoi një kundërshtar më të lehtë në letër pikërisht, Monacon.

Ndërsa në krahun tjetër Real Madrid do të përballet me Atletico Madridit, sërish këtë herë vjen një derbi e cila do të kthejë vëmendjen më të madhe futbollsitike, transmeton SYRI.net.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 3 qershor në Kardif.

/ SYRI.net /