Policia gjermane sekuestron 1.2 ton kokainë në një resort pranë Potsdamit

Policia gjermane ka sekuestruar 1.2 ton kokainë në resortin Gross Kreuz, pranë qytetit të Potsdamit.

Në një njoftim për shtyp nga policia e provincës së Brandenburgut, thuhet se departamenti i narkotikëve në një aksion kundër tregtarëve me shumicë të fruta-perimeve gjeti rreth 1.2 ton kokainë të fshehur mes pakove me banane.

U konstatua se kokaina transportohej me anije nga Amerika e Jugut në Gjermani dhe prej andej me rrugë tokësore në Gros Kreuz. Policia tha se hetimet po vazhdojnë.

Kujtojmë se në provincën e Brandenburgut në korrik 2022 u kapën 660 kilogramë kokainë.