Në prag zgjedhjesh, kryebashkiakja e Durrësit hap tender 290 mln lekë për...gjelbërimin e qytetit

Në prag zgjedhjesh, kryebashkiakia e Durrësit hap tender 290 mln lekë për…gjelbërimin e qytetit

Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sakon, ka shpallur ditën e hënë, 27 mars 2023, një tender me vlerë mbi 290 milionë lekë të vjetra, pa TVSH, për gjelbërimin e qytetit.

Sipas regjistrimit të Prokurimeve Publike, ky tender do të zhvillohet më 5 maj.

Ajo që bie në sy, veç të tjerash, është fakti që ky tender do të zhvillohet vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale.