‘Avullojnë’ biletat për sfidën italiane të Champions, Napoli pritet të arkëtojë mbi 6 milionë euro

Ka nevojë për dy stadiume “Maradona” për të plotësuar kërkesat e shumta të tifozëve për të ndjekur nga afër sfidën Napoli-Milan, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, sfidë e programuar për tu luajtur në 18 prill.

54.726 vendet e stadiumit janë shumë pak për tifozët napolitanë, që mezi presin që të shohin këtë sfidë, që vlen një vend mes 4 më të mirave të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Çmimet e biletave variojnë nga 72 në 272 euro dhe pritet që Napoli të arkëtojë mbi 6 milionë euro nga kjo sfidë, duke vendosur një rekord në këtë aspekt.