Koka: Largimi i 600 mijë qytetarëve, fatkeqësi e madhe - krimi ka marrë jermin ku nuk po kursen askënd
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte gazetari Bledian Koka.
Koka është shprehur se Rama e ka kuptuar se në sondazhe është shumë dobët dhe po gjen mënyra alternative për të joshur votuesit dhe administratën.
"Ne jemi në gjendjen e një fatkeqësie njerëzore që ka emër, fytyrën e qeverisë së Edi Ramës. Largimi i 600 mijë qytetarëve shqiptarë është fatkeqësi e madhe, rendi ka marrë jermin ku nuk po kursen askënd dhe ata të pafajshmit që po nxjerrin bukën e gojës.
Institucioni që duhet të reagojë është KQZ sepse e ka parashikuar në pikën 5 të nenit 91, por Rama ka marrë përsipër të shkelë ligje që janë miratuar me konsensus, bashkia e Tiranës po hedh asfalt pa kriter e kudo që të mbyllë gropat në qytet. Për një herë të vetme shqiptarët duhet të votojnë për ato që shohin me sy pasi prindërit nuk i kanë më fëmijët e tyre në shtëpi sepse është një realit që na prek gjithsecilin, ne jemi të parët që kalojmë kanalin e La Manche edhe pse nuk jemi në luftë", u shpreh Koka duke theksuar se shqiptarët kanë paguar 32 miliardë euro për të ikur nga vendi.
"Buxheti i Shqipërisë është 4.2 mld euro, çdo vit. Për 4 vjet i thonë 16 mld euro, për 8 vjet i bie 32 mld euro. Qytetarët shqiptarë kanë paguar deri sot 32 mld euro për të ikur nga ky vend, se ky vend nuk i mban dot, se këto 32 mld euro kanë shkuar në xhepat e njerëzve pranë Edi Ramës, në mos në xhepat e tij. Unë nuk njoh në botë një popull që të ketë paguar 32 mld euro dhe pas gjithë këtyre pagesave të ketë çarë ferrën", tha ai.
Intervista e plotë