Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 30 mars

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 13°C

në zona e ulëta 2 deri 21°C

në zona bregdetare 7 deri 20°C