FOTO-EMRI/ Kapet me 400 gram kokainë një person në Tiranës

Sektori kundër narkotikëve në DVP Tiranë, ka vënë në pranga një person pasi posedonte rreth 400 gram lëndë narkotike të llojit kokainë.

Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi Artur Zhuleku është ndaluar në zonën e Komunës së Parisit.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.  

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine. 

Sekuestrohet një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.   
 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna”.  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. Zh., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. 
 
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️