Të shtënat në Shkodër, policia: Një person qëlloi në ajër, po punojmë për ta kapur

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër

Policia e Shkodrës njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” pranë livadheve. 

Sipas policisë, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.