Epoka Simeone drejt fundit, Atletico Madrid synon ti besojë stolin teknikut italian

 

E përditshmja italiane “Tuttosport” sqaron se e ardhmja e Gian Piero Gasperinit mund të jetë larg Atalantës në përfundim të sezonit aktual. Për teknikun italian është gati një aventurë e re në Spanjë.

Atletico Madrid, pas më shumë se një dekade me në krye Simeonen, duket se ka vendosur që të ndryshojë trajner dhe për vitin e ardhshëm kanë menduar që ti besojnë stolin teknikut aktual të Atalantës.

Emri i tij i është propozuar presidentit Cerezo nga këshilltarët e tij dhe profili i Gasperinit pëlqehet shumë për shkak të stilit të lojës, që duket i përshtatshëm për të ndezur një tifozeri që pëlqen luftën sportive.

Në vitet e fundit Gasperini ka fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe puna e tij në zbulimin e talenteve dhe promovimin e organikës është diçka që bie në sy, sepse klubi spanjoll synon që të jetë në rregull me bilancet.