Bayerni shënjeston talentin e Chelsea

 

Thomas Tuchel, që ka vetëm pak ditë që ka zënë vendin e Julian Nagelsmann në krye të pankinës së Bayernit, synon që të përforcojë organikën e skuadrës bavareze me lojtarë që ka trajnuar më parë.

Tekniku gjerman është një admirues i Mason Mount, me të cilin ka bashkëpunuar te Chelsea, dhe synon që marrë mesfushorin anglez në Bavari.

Lojtari nuk ka arritur akoma marrëveshjen me londinezët për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024. Chelsea e vlerëson kartonin e Mount rreth 50 milionë stërlina dhe mbetet për tu parë nëse Bayerni do ti plotësojë këtë dëshirë teknikut të ri në sesionin e ardhshëm të merkatos.