VIDEO-SYRI TV/ Edicioni i 19 i Festivalit 'Marie Kraja', organizimi sjell 500 vite histori muzike

Rikthehet festivali operistik ‘Marie Kraja’. Këtë edicion janë në garë 15 konkurrentë nga 4 kontinente, ndërsa organizimi sjell 500 vite histori muzike. Në një intervistë për SYRI TV, drejtori ekzekutiv i Festivalit Klejvis Saliaj thotë se me gjithë vështirësitë financiare, festivali ia doli dhe këtë herë t’u dedikoj një hapësirë të veçantë zërave të rinj.

Nga SYRI TV

Edicioni i 19 i Festivali Ndërkombëtar të Vokalit Operistik ‘Marie Kraja’ do të zhvillohet nga dt 29 deri më dt 31 Mars në skenën e Operas. 15 konkurrentë nga katër kontinente do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh, që mban emrin e themelueses së Operas së parë shqiptare Marie Kraja.

Këngëtarët do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare. Përveç garës së arieve, drejtori ekzekutiv i Festivalit Klejvis Saliaj thotë se emra të njohur të muzikës shqiptare do të këndojnë me këngëtarët operistikë, ndërsa publiku do të ketë mundësi të udhëtojë gjatë nëpër historinë e muzikë.

Festivali është konceptuar si një spektakël televiziv, me qëllim për të ofruar një frymë të re të Operas për dashamirësit e artit në Shqipëri, e megjithatë organizatorat kanë hasur vështirësi sidomos financiare.

‘Marie Karaja’ do të vijë nën prezantimin e sopranos fituese të edicionit të kaluara Enkelejda  Kamani e Blendi Salaj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe baleti. Festivali mbetet promovues i vlerave më të larta të artistëve të rinj.