SYRI TV/ Banorët e Fushë Milotit në protestë, bllokojnë rrugën dhe ndërhyn Policia

Banorët e Fushë Milotit  kanë protestuar duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në këtë aks pasi sipas tyre jo vetëm rrezikojnë jetën e fëmijëve që vijnë nga shkolla, por edhe dëmtojnë rrugën e cila prej kohësh nuk sheh investim. Policia u ka kërkuar 10 ditë afat që firma të marrë masa për rehabilitimin e rrugës.

Nga SYRI TV

Banorët e Fushë-Milotit në Kurbin dolën këtë të martë në protestë. Shkak është bërë kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në lumin Mat, ku sipas protestuesve jo vetëm dëmtimi i rrugës është kthyer problem për ta, por gjithashtu pluhuri dhe zhurma në çdo orar të ditës që shkaktojnë. Ata i kanë dhënë 10 ditë afat kohor firmës për të marrë masa për asfaltimin e rrugës, në të kundërt do të bllokojnë aksin që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Tiranë.

Ata thonë se kanë shumë vite që kërkojnë rehabilitimin e kësaj rruge por asnjëherë premtimet e dhëna nëpër fushatat elektorale nuk janë zbatuar.

Gazetar: M. Marku

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri