Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin dhe 12 vite për Kristian Gjinin

Prokuroria e Tiranës ka lexuar në gjykatë pretencën ndaj Kristian Gjinit dhe Fatjon Murati, të akuzuar për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për Kristian Gjinin përfaqësuesi i prokurorisë ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 12 vite burgim.

Ndërsa për Fatjon Muratin, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 3 vite burgim.

Murati dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit, i cili u arrestua pas zbulimit të një arsenali armësh në kryeqytet.

Gjurma e gishtit e Fatjon Muratit është gjetur në një kuti pistolete që u gjet në bazën me armë më 13 korrik në Tiranë.

33-vjeçari Murataj është shpallur në kërkim prej datës 12 mars, ditë në të cilën  ndodhi edhe atentati në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të lokalit në pronësi të tij dhe për pasojë humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe 6 persona mbeten të plagosur.