‘Kryebashkiaku i PS, fushatë me ‘skifterin’ e dënuar’/ Jep dorëheqjen kreu i socialistëve
Kreu i PS-së në Rubik, Pal Tushaj, ka dhënë dorëheqjen pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.
Me sa duket kandidatët e Ramës për bashkitë kanë sjellë pakënaqësitë e para në bazën socialiste.
Një një postim në “Facebook”, Tushaj ka renditur arsyet e këtij vendimi, ku sipas tij arsyeja kryesore është rikandidimi i Ndrec Dedajt, i cili bën fushatë me njerëz me precedent penal, bën emërime klienteliste dhe prioritet i tij janë njerëzit me nga dy emra dhe që të kenë qënë të paktën një herë në burg.
Kujtojmë se para 1 jave, SYRI ka denoncuar Ndrec Dedaj i cili ka rekrutuar në fushatën e tij elektorale një person të rrezikshëm të arrestuar dhe dënuar në Greqi për vrasje në tentativë, organizatë kriminale, grabitje e kryer në bashkëpunim, vjedhje, përvetësim i pasurisë së paligjshme, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, si dhe shkelje e ligjit për emigracionin.
Personi me precendet penal të theksuar, Ndue Brunga, shoqëron kryetarin e Bashkise së Mirditës Ndrec Deda në takimet elektorale që ky i fundit po zhvillon në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit
POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.
Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:
1 – Zoti Ndrecë e trajton Mirditën si të dorës së dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2- Nuk përfill strukturat e PS.
3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.
Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrecë është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.
4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.
Të mos mbash mend shokët e klasës
5 – Të qeshësh sa herë fol Ndreca.
Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset e tjera.