KAFE SHQETO/ Financimi rus dhe gjurmët e zaptimit drejt PD-së së Bashës
Drejtori i Kabinetit të Kryetarit në Partinë Demokratike , Akil Kraja ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto” Syri Televizion, ku është ndalur në çështjen ku sipas DASH, Rusia ka dhënë mbi 300 ml euro për financimin e partive në botë.
Ajo që ka ndodhur në fakt, është një audit, pra një pagesë e shkuar drejt një komande lobimi drejt SHBA, tarifë kjo shumë e madhe, ku Basha është ai i cili duhet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje pasi kjo transfertë nuk ka kaluar nga kanalet bankare të PD.
Diskutimi në studio:
Flavio: Çfarë do të thotë përfundimi i auditit për çështjen e lobimit Rus në kohën kur kjo çështje drejtohej nga Lulzim Bashan në këtë moment politik?
Akil Kraja: "Në terma teknik të thjeshtë do të thotë që ajo që Edi Rama ka bërë politikisht duke artikuluar hapësirën mediatike me një fabul të gënjeshtër, të paktën sa i përket institucionit të PD, që ka pasur financime ruse drejt kësaj force politike.
Pra, ajo që ka ndodhur është një audit. Auditi në fjalë është një verifikim teknik, zë pas zëri, pagesë pas pagese, llogari bankare të të dhënave të PD. Gjatë viteve 2017/ 2018 ka ndodhur ky process.
Në tërësi, ky verifikim i pagesave/ transfertave ka bërë që sot ne të jemi të qetë për të thënë që PD, nuk ka shkelur në asnjë moment ligjet e Republikës së Shqipërisë, ligjet e prekin financimet të forcave politike, sa i përket çështjes në fjalë.
Kjo ka të bëjë me një pagesë e shkuar drejt një komade lobimi drejt SHBA, tarifë kjo shumë e madhe, por e ripërsëris që nuk ka kaluar nga kanalet bankare të PD.
Kjo i takon kryetarit të shkuar, Basha i cili duhet të hedh sa më shumë dritë mbi këtë element".
Flavio: Institucion i është i pastër, korupsioni ka ndodhur dhe kjo është një çështje që i takon institucioneve të tjera në vija të përgjithme. Basha u ‘vetëshkri’ pas një mngese të gjatë dhe ditën e djeshme foli për të njxerrë disa kandiatë, cili është komenti juaj ndaj këtij qëndrimi?
Akil Kraja: "Pikë së pasi, unë besoj që faktet që kanë dalë nga dosja MCGonical, sipas së cilës, një këshilltar i Ramës, Dorjan Duçka ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në inoformacione të nxjerra nga kabineti i Ramës, për të influencuar hetimet,
Kjo tregon që Kryeministri i vendit ka qenë i përfshirë kokë e këmbë në këtë çështje.
Nisur nga këto fakte, unë besoj që Basha kishte një rast të jashtëzakonshëm për tu shfajësuar në sytë e publikut, për të thënë ‘shikoni unë jam i pafajshëm, dhe ja faktet po dalin.
Por kujt i shërben kjo gjë? Nëse kemi një parti demokratike të rithemeleuar e cila kërkon të fuqizojë voton e lirë përmes sistemit të Primareve, kandidatët e Bashkisë që sapo dolën, duke fuqizuar tashmë një statut që e ka të detyrueshme auditin financiar, që nuk zbatoheshin gjatë mandatit të kaluar, megjithatë faktet janë aty dhe publiku e gykon.
Kushdo që del kundër këtij lloj themelimi duket se i shërben një axhende që nuk është demokratike".
Klea Sula/ Syri.net