Kafe Shqeto/ Genc Burimi: Sulmi ndaj Top Chanel shokoi edhe mediat e huaja

Genc Burimi teksa ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto” është ndalur tek sulmi i mbrëmjes së djeshme ndaj televizionit Kombëtar Top Channel, ku fatkeqësisht mbeti i vrarë Pal Kola, roja 60-vjeçar cili kishte filluar punë vetëm disa muaj më parë.

Burimi u shpresh se kjo është një alarm që duhet ngritur, pasi është sulmuar një televizon i madh si TCH, po me jetën e qytetarëve të thjeshtë çfarë mund të bëhet?

Ndër të tjera ai ka treguar se mënjëherë kjo ngjarja ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, pasi vrasja e një njeriu të pafajshëm ka ndodhur brenda një territori mediatik e këtu kemi të bëjmë me dy krime njëherazi: Marrja e jetës së një njeriu të pafajshëm si dhe sulmin ndaj lirisë së fjalës, pra një sulm mediatik.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Sa i takon qasjes së kryeministrit i cili përveç frazës ‘Kokat Hëngshi' duket se me kokat ka nënkuptuar vetëm qytetarët që punojnë për rrogën minimale të mundshme, dhe nga ana tjetër ka një qasje tjetër ndaj mediave?

Genc Burimi: "Për më tepër, është ai që e hapi sirtarin, me sulme e tritol ndaj këtyre mediave si dhe grupit tjetër Hysenbelliu kështu që në një farë mënyre është një menopol i dhunës ajo që beri Rama edhe ndaj grupit që përmenda.

Dhe kjo që pamë sot është akti i dytë i nisur nga qeveria. Unë nuk e kuptoj që një publik nga ana e programeve shtetërore nuk ka më tepër alarm për të treguar që kjo është një vijë e kuqe. 

Nga kjo qeveri unë do të prisja, siç ndodh edhe në Amerikë e Europë, raste të tilla të ndjeshme që qeveria vë deri në 500 mijë euro shpërblim në kapjen e autorëve. Mbase kemi të bëjmë edhe me vrasës me pagesë e këtu është vija e kuqe, këtu çfarë është angazhim shtetëror duhet të angazhohet tek mbrojtja e mediave, kjo është arsyeja që jam frustruar pak.

Sigurisht që lidhja e fundit që mund të bëhet është shitja e këtij televizioni ndaj një dikujt që ndodhet në një parajsë fiskale.

Edhe sikur kjo vrasje të jetë një paralajmëirm ndaj pronarëve të televizionit për të shkuar edhe më lart, është media ajo që është sulmuar.

Sigurisht që kjo është paralajmërim sepse mund të ndodhë që të jepet mesazhi duke bërë diçka të shëmtuar, jo detyrimisht në oborrin e kanalit televiziv.

Këtu është kryer një tabu, është bërë vrasje brenda territori të një media dhe këtu tek ne pra në Francë, si edhe agjensitë e mediave botërore e dhanë këtë lajm, u shokuan të gjithë".

Klea Sula/ Syri.net